Detajet e fundit nga zjarri që kaploi banesën në Prishtinë

Aktuale December 08, 2017 - 16:43

Një banesë është kapluar nga zjarri sot në qendër të Prishtinës, ndërkohë bëhet e ditur që zjarrfikësit kanë arritur ta zvogëlojnë zjarrin dhe të evakuojnë banorët në ndërtesën në rrugën ‘Hajdar Dushi’, pranë sheshit të Prishtinës.

Bajram Rexhepi udhëheqës i ndërrimit ka thënë se informatën për zjarrin në banesë e kanë marrur në orën 15:15, por kanë pasur vëshitërsi për të mbërritur për shkak të komunikacionit të dendur, raporton “Zeri.Info”.

“ Informatën e kemi marrë rreth orës 15:13 min, kemi pas vështirësi me arritë sepse komunikacioni ishte i dendur, kemi humbur kohë, por pas gjithë vështirësive kemi pasur sukses. Kemi arrit ti shpëtojmë dy persona, njëri i rrezikum direkt nga zjarri dhe një person i helmuar.
Ne kem arrit sukssesshem mi terhjek njerezet. Keni pas problem se ne jemi udhezu ne një hymje tjetër, është dashte me gjetë rrugë të tjera për të ardhur tek banesa”, ka thënë Rexhepi

Ai gjithashtu bëri të ditur se nga zjarrfiksët dhe policët nuk ka të lenduar, si dhe bëri të ditur se bashkpunimi mes tyre ka qenë i mirë. /ZERI