Reagon Shpend Ahmeti pas vendimit të Gjykatës Supreme

Aktuale December 08, 2017 - 15:31

Pasi që Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, ka reaguar Shpend Ahmeti, kandidati për Prishtinë nga LVV, transmeton "Zeri.info".

Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Supreme, tani duhen të certifikohen dhe të vazhdojmë me punët e Ekzekutivit dhe Kuvendit.

“Sot, Gjykata Supreme konfirmoi për herë të fundit që zgjedhjet në Prishtinë duhen të certifikohen dhe të vazhdojmë me punët e Ekzekutivit dhe Kuvendit.Falemnderit edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Prishtinës!”, ka shkruar Ahmeti/ZERI