Ja sa i kushtoi Visar Ymerit vizita në Koren e Jugut!

Aktuale December 08, 2017 - 15:24

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri duket se i ka merak vizitat jashtë vendit.

Në mesin e shumë vizitave si deputet i Kuvendit të Kosovës është një vizitë e Ymerit në Seul, kryeqytetin e Koresë së Jugut. Por shpenzimet për këtë vizitë kryetari i Vetëvendosjes i pati minimale.

Sipas raportit të shpenzimeve të Kuvendit, vetëm 300 euro ka shpenzuar Ymeri për akomodim në Seul. /GazetaFjala