Zbulohet nga Vetëvendosje se ku e fyeu Aida Dërguti Albin Kurti

Aktuale December 08, 2017 - 15:16

Disa letra elektronike janë publikuar sot, të shkëmbyera mes disa aktivistëve dhe deputetëve të Lëvizjës Vetëvendosje dhe Kryetarit të saj, Visar Ymeri.

Letra e parë është shprehje e pakënaqësisë se disa aktivistëve në lidhje me disa fyerje që sic thuhet në letër ia ka bërë deputetja, Aida Dërguti, themeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Sipas letrave të shkëmbyera, nënkuptohet se e tërë ngjarja ka ndodhur në një mbledhje të Grupit të Deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Lëvizës Vetëvendosje duket se kishte pranuar një letër ku aktivistë të Lëvizjes nga Tirana ankoheshin për fyerjet që Dërguti kishte bërë në drejtim të Kurtit. Andaj ai u kishte nisur një letër duke u shpjeguar për hapat që ai ka ndërmarr pas kësaj përplasje. Ai u thotë aktivistëve se e ka qortuar Deputeten Dërguti përmes një telefonate, duke i kërkuar që ajo t’i ndal fyerjet menjëherë.

Por vetëm ky qortim nuk i kishte kënaqur aktivistët, duke thënë se ai është dashur të reagoj më shpejtë dhe mos ta mbajt këtë çështje të fshehtë nga ta.

“Nga ana tjetër, një qortim privat, i mbajtur i fshehtë deri dje, nuk mund të quhet një përgjigje e denjë ndaj një ofendimi të rëndë publik si ai që ka bërë Aida Dërguti ndaj Albin Kurtit, dhe të gjithë Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe qytetarëve që na mbështesin, duke komunikuar në atë mënyrë absolutisht të papranueshme në Grupin e Deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.”, thonë dy aktivistët, duke zbuluar edhe vendin ku ka ndodhur përplasja, pra në Kuvendin e Kosovës, në Grupin e Deputetëve të Lëvizjës.

Sipas letrës së Abazit dhe Sveçlës, këto gjeste, të bëra në sy të të gjithë deputeteve, qojnë drejtë normalizimit që siç e quajnë ata “fushatës negative ndaj Kurtit”.

“Për më tepër, meqenëse Visar Ymeri në përgjigjen e tij përmend fjalën “insinuata”, më duhet të them që jam i zhgënjyer nga fakti që ai vetë ka bërë një insinuatë krejtësisht të pavend në këtë përgjigje, duke thënë se në letër është kërkuar “kokë turku”. Kjo insinuatë e tij nënkupton se po u merkan masa ndaj dikujt për fajin e tjetërkujt, ndërsa letra e delegatëve e aktivistëve e ka një fokus të qartë, bazuar mbi një gjest të papranueshëm që është bërë në sy të të gjithë deputetëve. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më kështu, pasi po çon drejt normalizimt të këtyre gjesteve që normalizojnë fushatën negative ndaj Albin Kurtit, dhe tentojnë ta disfunksionalizojnë organizatën”

Me këtë rast, nëntë anëtar të kryesisë (Fatmire Kollçaku, Ismajl Kurteshi, Dejona Mihali, Boiken Abazi,  Nazlie Bala, Elvis Hoxha, Xhelal Sveçla) kishin kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të Vetëvendosje, për datën 4 dhjetor, ku do të diskutohej kjo përplasje.

“Të gjithë anëtarët e Kryesisë që kanë dhënë nënshkrimin e tyre për mbledhjen e nesërme e kanë dhënë këtë nënshkrim duke u shprehur se kjo mbledhje do të fillojë me pikë të parë të Rendit të Ditës çështjen e shtruar në letrën e datës 2 dhjetor 2017, drejtuar Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe me tej do të vazhdojë me të gjitha çështjet e tjera të rëndësishme, përfshirë Demarkacionin, strategjinë tonë, etj.”, thuhet më tej në letër.

Ende nuk dihet nëse kjo mbledhje ishte mbajtur. /Gazeta Express