Zoran Zaev të martën viziton Kosovën

Aktuale December 08, 2017 - 15:13

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të qëndrojë në Kosovë javën që vjen, saktësisht më 12 dhjetor.

Këtë lajm e konfirmoi për KosovaPress këshilltari për media i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Halil Matoshi.

“Po kryeministri i Maqedonisë më 12 dhjetor do të vijë për një vizitë në Kosovë. Normalisht do të takohet me kryeministrin Haradinaj”, tha Matoshi për KosovaPress.

Dy kryeministrat  Haradinaj dhe Zaev do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ndërkaq  është paraparë edhe një takim ndërmjet Zoran Zaevit dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit.

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.