Arrestohen dy persona për shantazh në rrjete sociale

Aktuale December 08, 2017 - 13:00

 

Policia e Kosovës ka  njoftuar se sot janë arrestuar dy persona të cilët janë të përfshirë në disa raste të shantazhit. 

Ky është njoftimi i Policisë së Kosovës:

 Sot nga hetuesit policor të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, të mbështetur edhe nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Kibernetike është finalizuar një operacion policor, i cili rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar për disa raste të shantazhit. Ky operacion është ndërmarrë nga ana e policisë, pasi jemi njoftuar se në rrjete sociale (instagram, facebook etj.), persona të dyshuar publikonin fotografi, (të cilat i montonin me portretin e viktimave) nëse viktimat nuk ofronin shumën e parave që personat e dyshuar kërkonin. Duke i parë si shqetësuese raportimet e tilla, policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore dhe një ditë pas raportimit të rasteve (në Podujevë), ka arrit të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar: o H. H, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe o E.R, mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj tyre është iniciuar rasti shantazh dhe të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Deri tani në polici janë paraqitur disa raste të tilla (shantazh) , andaj marrë në konsideratë këtë fakt kërkojmë nga qytetarët, që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin policor më të afërt, që bashkërisht të kontribuojmë në luftimin e kësaj dukurie mjaft shqetësuese.