Tahiri prezanton pesë objektivat për mandatin 4 vjeçar

Aktuale December 08, 2017 - 12:39



Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka prezantuar sot para Kuvendit të Kosovës pesë objektivat që synon t’i realizoj në mandatin e tij katër vjeçar.
Përmirësimi i infrastrukturës ligjore dhe institucionale të sistemit të drejtësisë, është objektivi i parë, përmes së cilit Tahiri synon që të bëjë Rishikimin Funksional të Sektorit të Drejtësisë. Sipas tij, ky rishikim nënkupton analizën e gjithë legjislacionit që e rregullon këtë fushë, por njëkohësisht, edhe vlerësimin e kapaciteteve funksionale të institucioneve të drejtësisë.
Intensifikimi i bashkëpunimit rajonal është paraparë me objektiven e dytë të kësaj ministrie, ndërkohë që objektivat tjera janë Administrimi më efikas i sistemit të ekzekutimit të sanksioneve penale; Funksionalizimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, dhe mekanizmit të Drejtësisë Tranzicionale si dhe Zhvillimi i kapaciteteve profesionale për funksionim efikas në fushën e Drejtësisë.