Deputetja e AAK kritikoj ashpër Qeverinë Mustafa për numrin e zëvendësministrave që kishte dikur

Aktuale December 08, 2017 - 11:55

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu sot gjatë seancën që po mbahet për shqyrtimin për programin qeverisë së Qeverisë Haradinaj ka folur për numrin e zëvendësministrave, raporton Gazeta Blic.

Haxhi ka thënë se nuk po i pëlqen aspak numri i madh I Qeverisë Haradinaj, mirëpo sipas saj prapë numri i zëvendësministrave në Qeverinë Mustafa ka qenë dukshëm më i madh.

Sipas Haxhiut ka qenë pikërisht Isa Mustafa ai i cili I ka paguar edhe për gjashtë (6) muaj këtë zëvendësministra pa punuar ndonjë gjë.

“E pranojmë numri I zëvendësministrave është shumë i madh por në Qeverinë Mustafa numri ka qenë shumë më i madh. Më pas Qeveria Mustafa kishte marrë vendim që këta zëvendësministra të paguhen edhe për gjashtë muaj të tjerë pa bërë asgjë. Nuk jam e kënaqur as me numrin e zëvendësministrave të Qeverisë Haradinaj mirëpo krahasuar me Qeverinë Mustafa numri është më I vogël”, deklaruar Haxhiu, raporton Gazeta Blic.

Deputetja e AAK edhe më tej ka kritikuar ashpër punën e Qeverisë Mustafa.

Madje Haxhiu ka lëvduar kryeministrin Haradinaj për punën e deritanishme.