Zëvendësministri Berisha: Palestinezët janë antishqiptarë

Aktuale December 08, 2017 - 11:52

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, në një postim në Facebook, ka komentuar qëndrimin e ambasadorit palestinez në Beograd, i cili dje e siguroi Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Palestina nuk do ta njohë Kosovën.

Diplomati palestinez i ka thënë nikoqirit serb sy Palestina nuk do ta njohë kurrë Kosovën, ndërsa Vuçiqi ka thënë se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin rreth Jerusalemit.

E zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, duke komentuar këtë qëndrim ka thënë se ka dekada që ka tërhequr vërejtjen që animi kosovar pro Palestinës ka qenë naiv.

Ky është postimi i plotë i Berishës.

“Deklarata e ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, se “Arabët mbështesin Serbinë dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës” - eshte vazhdimesi e politikes palestineze e cila ka qene konsistente kunder shtetit te Kosoves.

Ata, shkuan edhe me large, ne perkrahjen e Serbise, politikes se saj te pastrimit etnik dhe ne mosnjohjen e Kosoves.

Ka dekada, qe kam terhequr verejtjen se animi propalestinez i yni ka qene nje mosnjohje e realitetit te krizes palestinezo-izraelite; nje thjeshtesim dhe anim naiv por jo nje gjykim real historik, politik dhe i vlerave.

Ne, duhet te jemi te kujdesshem ne rreshtime te atyre qe jane konsistent kundershqiptar dhe nuk guxojm ta shohim drejtesine ne prizmin e animit te perthjeshtuar”