Haziri i bëri ftesë VV që së bashku ta rrëzojnë Qeverinë Haradinaj, por ja si u përgjigj Selimi

Aktuale December 02, 2017 - 16:36

Mbrëmë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një debat televiziv tha se pas 100 ditëshit të qeverisjes Haradinaj, opozita do të ngris mocion për rrëzimin e kësaj qeverie.

Haziri në të njëjtën kohë i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të përkrahin LDK-në në këtë aspekt dhe të rrezohet Qeveria Haradinaj.

E deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i ka thënë lajmi.net se pasi nuk ka asgjë konkrete deri më tani nuk është marr asnjë vendim deri tani.

Selimi i quajti normale ngritjen e mocionit për rrëzim të Qeverisë, por nuk u deklarua nëse partia e tij do ta përkrah apo jo.

“Është normale që një opozitë të ngrit mocion për rrëzimin e qeverisë, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë shkurt deputeti i VV-së.