Traktorin e mori lumi, shikoni si u shpëtuan tre persona në Sarandë (Video)

Aktuale December 02, 2017 - 16:18

Forcat e policisë dhe FA kanë shpëtuar tre persona në Kalasë, pasi kanë rrezikuar jetën. Ata po tentonin që të kalonin lumin me traktor, pasi ishte shembur ura, por i mori rrjedha e lumit.

Ndërhyrja e banorëve dhe forcave që erdhën në ndihmë shpëtoi tre personat mbi traktor.

“Kape litarin, lidhe fort, mos e lësho, lidhe vajzën”, dëgjohen ulërimat në video e siguruar nga Report Tv.

Në traktor ndodhej drejtuesi së bashku dy vajza, njëra nga të cilat ishte e sëmurë dhe po transportohej në spital. Policia dhe banorët i shpëtuan tre personat mbi traktor me litar.

Banorët e fshatit janë bllokuar, pasi ura që u shemb ishte e vetmja rrugë që lidhte zonën me Sarandën.