Ky është portreti më i veçantë i Adem Jasharit (FOTO)

Aktuale November 28, 2017 - 11:46

Arbnora Fejza – Idrizi, po synon që të thyej rekord me portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, raporton “Zeri.info”.

Kjo për faktin se Fejza-Idrizi e ka bërë një portret të Adem Jasharit me copëza letre pa ngjitës me dimensione 1 metër me 50 centimetra.

Fejza-Idrizi ka treguar për “Zeri.info”, se me këtë punim të saj synon të jetë pjesë e librit të rekordeve “Guinness”.

Ajo ka treguar se gjate ditës së sotme do të bëhet edhe ekspozita në qytetin e Skenderajt.

“ Ky është një punim i veçantë pasi që u deshën qindra copëza letre dhe pa ngjitës që të formojë figurën e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Me këtë punim dhe me punime të tjera po synoj të jem pjesë e Librit të Rekordeve”, ka treguar për “Zeri.info”, Fejza-Idrizi.

“Zeri.info”, ju sjell fotografitë e këtij portreti: 
 

Image

Image

Image

Image

Image