Shembet galeria e kromit, humb jetën një minator

Aktuale November 15, 2017 - 17:34

Një minator i ri humbi jetën tragjikisht në galeritë e minierës së Bulqizës. 23-vjeçari, Eduart Dama po punonte në zonën D, kur një masiv me mineral kromi është shkëputur duke e zënë nën vete.

Minatorët e tjerë nxorën trupin e të riut nga grumbulli me krom, por nuk arritën t’i shpëtonin jetën për shkak të dëmtimeve të rënda. Policia e Bulqizës ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen.

Policia shoqëroi disa persona për t’u pyetur rreth ngjarjes. Dy javë më parë edhe një minator tjetër kishte humbur jetën në rrethana të ngjashme në të njëjtën zonë të minierave të kromit./Top Channel