Kadrijaj: Glauk Konjufcën e kemi pasur të përkëdhelurin e ARK-së

Aktuale August 14, 2017 - 22:58

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook se është e befasuar me deklarimet e Glauk Konjufcës nga Vetëvendosje, i cili, siç shkruan ajo, po shprehet i gatshëm të bëjë kompromise për kryeparlamentarin, por jo edhe për udhëheqësin e Qeverisë.

“Po e shoh Glaukun se qenka i gatshëm me bo kompromise për kryeparlamentarin, por jo për ekzekutivin. Pash besën Glauk qa je ka fol? Po babën e ke pas deri para pak kohe duke punu në kuvend me propozim të AAK-së”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.

Deputetja në një vend i është referuar Konjufcës si një ish anëtarë i Aleancës së të Rinjve të Kosovës.

“Ty të kemi pas djalë të përkëdhelur të ARK-së”.

Karijaj ka postuar edhe një status po në Facebook ku ka shkruar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës – duke u përgjigjur për akuzat që iu bënë disa komandantëve të UÇK-së, përfshirë këtu edhe Ramush Haradinajn, nga deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Kerasniqi.

“Kur Kosova digjej e populli masakrohej, si nga qielli doli UÇK-ja, doli Ramushi e komandantët tjerë, dolën djemtë e vajzat ma të mira të kombit që i dolën zot atdheut. E ku ishit ju fundërrina?”.

Image