Hasani: Bollni ma ju ‘pishpirikat’ e Vetëvendosjes!

Hasani: Bollni ma ju ‘pishpirikat’ e Vetëvendosjes!

Aktuale gusht 14, 2017 - 19:38

Anëtari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Bajram Hasani ka reaguar pas deklaratave të deputetëve të Vetëvendosjes Frashër Krasniqi e Dardan Molliqaj të cilët fyen komandantët e UÇK-së.

Hasani i ka quajtur ata ‘pishpirikë’ dhe ka thënë se janë të vegjël për të folur për komandandatët.

“Kokan qu pishpirikat e Vetëvendosjes sot edhe po e shajnë luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush jeni ju more pishpirika të vegjël të flisni dhe të gjykoni njerëzit dhe familjet që dhanë gjithçka për lirinë që e gëzojmë sot të gjithë, përfshirë edhe juve. Ku ishit ju kur këta komandantë që sot i shani, luftonin për lirinë e Kosovës. Ku ishit ju kur këta komandantë punonin për ndërtimin e institucioneve dhe shtetit të cilin sot ju e përbuzni. Këta komandantë i dhanë shumë luftës dhe paqes. Jeni aq të vegjël para madhështisë së tyre. Kur këta luftonin dhe pas luftës ndërtonin rrugët, autostradat, shkollat e aeroportin ju ishin duke ja vënë zjarrin institucioneve të këtij vendi për çka keni edhe aktakuza”, ka shkruar Hasani në llogarinë e tij në Facebook.