PAN-i i përgjigjet pozitivisht ftesës për takim konsultativ

Aktuale August 14, 2017 - 12:34

Koalicioni PAN ka vendosur që të marr pjesë në takimin konsultativ mes partive politike, të thirrur nga kryesuesi i seancës konstituive të Kuvnedit, Adem Mikullovci për ditën e mërkurë.

Këtë e ka konfirmuar anëtarësi i kryesisë së PDK-së, Besim Beqaj.

Beqaj ndërkohë, ka kritikuar thirrjen e seancave të cilat sipas tij janë të njëanshme dhe antikushtetuese.

Mikullovci ka ftuar edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe koalicionit LAA që të marrin pjesë të mërkurën në konsultimet me PAN-in

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takim. Këtë e konfirmoi edhe deputeti Driton Çaushi./Zeri/