Korab Sejdiu zbulon fatin e koalicionit LAA

Aktuale August 14, 2017 - 12:23

Korab Sejdiu, deputet nga koalicioni LAA, ka thënë se duhet bashkëpunim për të kaluar nga kjo situatë. Sipas tij, LAA ëshët më e bashkuar se kurrë dhe nuk bëhet fjalë as për ultimatume as për prishje koalicionesh.

“Është një fatkëqesi e madhe qe po ballafaqohemi me një situatë të tillë. Është krijuar një rrethanë e re por ne thërrasim shoqërinë civile, botën akademike që të  na ndihmojnë të japin ide për të dalë nga kjo situatë e krijuar nga deputetë  të papërgjegjshëm”, ka thënë ai

Ndërsa për ultimatumin e kreut te AKR-së, Sejdiu ka thënë se Pacolli e ka bërë këtë vetëm si inkurajim për deputetët që të gjejnë nëj gjuhë të përbashkët. “Në vazhdimisht japim ide që na hynë në unë të gjithëve, besoj që ka reflektim edhe nga LDK-ja edhe nga të gjithë. Ne si LAA jemi më të bashkuar se asnjëherë”, ka thënë ai./Zeri/