Mikullovci fton ‘Vetëvendosjen’ dhe LAA-në në takimin konsultativ me PAN-in
Foto: Laura Hasani

Mikullovci fton ‘Vetëvendosjen’ dhe LAA-në në takimin konsultativ me PAN-in

Aktuale gusht 14, 2017 - 12:16

Ka përfunduar edhe një tentim i dështuar i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në mungesë të numrave, kryesuesi Adem Mikullovci pasi që i dha fjalën disa prej deputetëve të Kuvnedit për të shprehur qëndrimet e tyre, ka mbyllur edhe seancën e pestë me radhë me të njëjtin rezultat.

Pa zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të legjislativit. Megjithatë, në fund të kësaj séance, Mikullovci u ka bërë thirrje deputetëve të Vetëvendosjes dhe LAA-së që të marrin pjesë në takimin konsultativ me PAN-in të mërkurën.

“Pas diskutimeve që  dëgjova mu mbush mendja që të shkoj në konsultime me PAN-in të mërkurën edhe i ftoj edhe LVV-në dhe LAA –në, të jenë në atë konsutlim. Ky takim do të ketë vetëm nëj rend të ditës. Kur do të vij PAN-i në seancë për ta propozuar kandidatin e tyre”, ka përfunduar Mikullovci./Zeri/