Pse Vjosa Osmani nuk është në seancë?

Aktuale August 14, 2017 - 11:57

Përveç deputetëve të PAN-it, në seancë nuk po merr pjesë as deputetja më e votuar e LDK-së, Vjosa Osmani.

Megjithatë, mospjesëmarrja e saj në seancë nuk ka të bëjë asgjë me PAN-in apo qëndrimin e saj politik.

Osmani aktualisht është jashtë vendit dhe për këtë arsye nuk ka mundur të jetë prezente në seancën e sotme.