Armend Zemaj i ka tri pyetje për PAN-in

Aktuale August 14, 2017 - 11:49

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i ka drejtuar tri pyetje koalicionit PAN.

“A po dëshirojnë që të imponojnë kandidatin për kryetar të Kuvendit, a po dëshirojnë që të imponojnë kandidatin për kryeministër, apo dëshirojnë që t’i lëshojnë rrugë pakicave për krijimin e institucioneve. Po ashtu, duhet të ketë parasysh për cka thirret një takim konsultues. Jo vetëm për shkak të dëshirave. Në fund të fundit, mund të shkohet në zgjedhje të reja demokratike”, ka thënë Zemaj. /Zeri.