Ditët e Adem Mikullovcit (Foto)
Foto: Laura Hasani

Ditët e Adem Mikullovcit (Foto)

Aktuale gusht 09, 2017 - 15:44

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, mbi supet e tij bart plot 77 vjet. I lindur më 1939, Mikullovci karrierën e tij e ka ngritur si njeri i artit.

Kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës shumica e qytetarëve të Kosovës e njohin aktor, i cili ka luajtur nëpër shumë drama në teatër, seri televizive por edhe filma të metrazhit të gjatë.

Megjithatë, pavarësisht karrierës së bujshme në kinematografi, për Mikullovcin nuk është e panjohur edhe skena politike.

Ai është një aktivist i vjetër politik, i cili kishte qenë deputet edhe në vitin 1990, kur Kuvendi i Kosovës kishte shpallur deklaratën e Kushtetutës së 2 korrikut, transmeton zeri.info.

Pas më shumë se dy dekadave nga ajo periudhë Mikullovci vendosi që t’i rikthehet politikës duke iu bashkuar lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Zhgënjimi, neveria, gërditja e frika më kanë detyruar që të angazhohem politikisht. Prandaj do të mundohem ta japë një kontribut sado të vogël, një pikë uji në det”, kishte thënë Mikullovci në ditët e tij të para pas anëtarësimit në lëvizjen “Vetëvendosje”.

Ai kishte folur edhe rreth asaj sesi Kuvendi duhet ta ketë autoritetin që dikur ka pasur.

“Është koha që të angazhohemi të gjithë. 17 vjet nuk lamë gjë pa përdhosur në Kosovë. Shitën krejt çka ishte për shitje. Duhet të vijë momenti kur edhe drunjtë dhe gurët nuk durojnë më. Prandaj jam futur në politikë. Kuvendi duhet ta ketë autoritetin që e ka pasur”, kishte thënë Mikullovci.

Zeri.info images
Zeri.info images
Zeri.info images
Zeri.info images
Zeri.info images
Zeri.info images

Pas kandidimit për deputet Mikullovci fitoi votat e nevojshme për t’u bërë përfaqësues i popullit edhe njëherë në pleqërinë e tij, transmeton zeri.info.

E si deputeti më i vjetër atij i takoi edhe udhëheqja e seancës konstituive të Kuvendit.

Mikullovci e nisi furishëm udhëheqjen e seancës duke recituar edhe vargje poetike.

Por mungesa e madhe në politikë bëri që ai ta bëjë edhe lapsusin e parë në karrierën e tij të re.

Gjatë udhëheqjes së seancës, më 3 gusht, Mikullovci në vend që të mos pranojë propozimin e PAN-it për ta shtyrë seancën për dy orë, ai e mbylli atë përfundimisht, duke i dhënë shkas dhe bazë koalicionit PAN që ta lëshojë sallën për t’u mos u rikthyer më deri më tani, transmeton zeri.info.

PAN-i edhe në seancën e thirrur për nesër nuk do të marr pjesë, e madje zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, edhe sot ia kujtoi Mikullovcit se partitë politike “ende janë në pauzën prej dy orëve që Mikullovci nuk ia dha PAN-it”.

Image

Mikullovci ka thirrur për nesër seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, në të cilën PAN-i nuk do të marrë pjesë, por parimisht janë dakorduar edhe me këtë koalicion që të mërkurën e ardhshme të ketë edhe një takim konsultativ dhe eventualisht vazhdimi i seancës konstituive të thirret për të enjten ose të premten.

Në teatër, seri dhe film Mikullovci ka ditur gjithmonë ta mahnitë publikun me lojën e tij, por a pritet që edhe në këtë skenë, jo të panjohur për të, përkundër lëshimeve të vogla, Mikullovci t’i vë gjërat në vijë dhe ta rikthej veten në perzonazhin kryesorë, kjo pritet të shihet. /Zeri.

Image
Image
Image
Image