Haxhiu: Prokuroria të veprojë nëse PAN-i me shantazhe bën 61 numra

Haxhiu: Prokuroria të veprojë nëse PAN-i me shantazhe bën 61 numra

Aktuale korrik 15, 2017 - 12:01

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar veprimin e Prokurorisë së Shtetit nëse PAN arrin t’i sigurojë 61 vota për formimin e Qeverisë. Pasi sipas saj, asnjëri nga deputetet nuk do ta votonin për parime apo me bindje të lirë, siç thotë ajo, qeverisjen e “klanit Pronto”, transmeton “Zeri.info”.

Ajo përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë, PAN ka shantazhuar dhe blerë deputetët e Parlamentit

Ky është postimi i saj i plotë:

Është e qartë që asnjëri nga deputetet nuk do ta votonin per parime apo me bindje të lirë qeverisjen e klanit Pronto. Nuk mund të ketë përkrahje të vullnetshme për njerëz që janë përgjegjësit kryesor për mjerimin, varfërinë, padrejtësitë e pabarazitë por edhe per krimin e korrupsionin.

Andaj nese koalicioni PAN arrin t'i ketë mbi 61 deputetë, do të duhej menjëherë të vepronte prokuroria sepse dihet hapur se ka pasur blerje o shantazh të deputeteve!

Nuk duhet lejuar që shitblerja e deputeteve të shnderrohet ne traditë. Raste te tilla kemi pasur edhe me heret dhe si te tilla jane injoruar nga prokuroria.