Kryeministri Mustafa në Samitin e Liderëve në Trieste të Italisë

Kryeministri Mustafa në Samitin e Liderëve në Trieste të Italisë

Aktuale korrik 11, 2017 - 20:46

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Trieste ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Mustafa do të marrë pjesë në takimin qendror të Samitit, ku do të jenë të pranishëm kryeministrat e vendeve të rajonit si dhe liderë të vendeve evropiane dhe të mekanzimave të Bashkimit Evropian, njofton kumtesa, përcjell "Zeri.info".

Gjatë punimeve të Samitit do të diskutohet për të arriturat e deritashme të bashkëpunimit ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe për projektet e reja në kuadër të thellimit të bashkëpunimit në rajon dhe në rrugën e përbashkët integruese në BE.

Kryeministri Mustafa do të zhvilloj edhe takime bilaterale të nivelit të lartë.