Zyrtare: Zaev merr mandatin për formimin e Qeverisë së re (Dokument)

Zyrtare: Zaev merr mandatin për formimin e Qeverisë së re (Dokument)

Aktuale maj 17, 2017 - 12:24

Presidenti i Maqdonisë, Gjorge Ivanov sot ia ka dhënë mandatin për formimin e Qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Presidenti Ivanov tha se janë tejkaluar të gjitha pengesat për dhënien e mandatit.

Zoran Zaev e ka lexuar para mediave garancinë që ia ka dhënë presidentit.

Ai tha se në emrin e shumicës parlamentare “garanton mbrojtjen e unitaritetit, sovraniteti, pavarësisë dhe multietnicitetit të shtetit. Ai gjithashtu garantoi respektimin e rendit aktual kushtetues, por dhe mbrojtjes territoriale të Republikës së Maqedonisë. Ai gjithashtu u betua se do të jetë gjithnjë në anën e mbrojtjes së interesave shtetërore dhe proceset e vendimit do të jenë në pajtueshmëri me sundimin e ligjit.

Në fund Zaev gjithashtu garantoi se asnjë dokument, platformë, deklaratë, akt ose veprim që do të ishte kundër të lartpërmendurave nuk mund të jetë kusht për formimin e Qeverisë.

Ja garancia origjinale:

Image