Basha: Senatori McCain, zë i fuqishëm në mbështetje të shqiptarëve për liri

Basha: Senatori McCain, zë i fuqishëm në mbështetje të shqiptarëve për liri

Aktuale prill 14, 2017 - 19:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim senatorin amerikan, John McCain, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

“Kënaqësi dhe nder i veçantë takimi i sotëm me senatorin John McCain, një mik i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve. Heroi amerikan, që ka sakrifikuar për kauzën e lirisë, ka qenë përherë një zë i fuqishëm në krah të përpjekjeve të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim në botën euro-atlantike”, tha Basha pas takimit me senatorin amerikan.

Senatori McCain viziton Tiranën në kuadër të një turi ballkanik.