Thaçi dekoron sot Senatorin McCain me 'Urdhrin e Lirisë'
Foto: Laura Hasani

Thaçi dekoron sot Senatorin McCain me 'Urdhrin e Lirisë'

Aktuale prill 14, 2017 - 08:49

Senatori amerikan, John McCain, po vazhdon vizitën në Kosovë.

Nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është bërë me dije se senatori amerikan do të nderohet sot me çmimin “Urdhri i Lirisë”.

Senatori John McCain, dje ka mbajtur një fjalë në Kuvendin e Kosovës dhe ka takuar kryeparlamentarin Kadri Vesli dhe kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa sot do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.