Senatori McCain në Kosovë, do të nderohet me medaljen 'Urdhri i Lirisë'

Senatori McCain në Kosovë, do të nderohet me medaljen 'Urdhri i Lirisë'

Aktuale prill 12, 2017 - 17:53

Presidenca tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për ardhjen e senatorit amerikan, John McCain në Kosovë, duke filluar nga vendosja e billbordave në rrugët e kryeqytetit deri të përgatitjet teknike dhe protokollare, përcjell “Zeri.info”.

Me këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim të premten senatorin McCain.

Në takim do të diskutohet për tema të ndryshme me interes për të dy vendet.

 Duke u bazuar në kompetencat e tij kushtuese, presidenti Thaçi të premten do t'i ndan senatorit McCain medaljen "Urdhri i Lirisë", për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleati i përjetshëm i Kosovës./Zeri/.

Zeri.info images
Zeri.info images