Trump i dërgon letër urimi Nikoliqit

Trump i dërgon letër urimi Nikoliqit

Aktuale shkurt 10, 2017 - 09:50

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka dërguar letër urimi presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, për Ditën Kombëtare në Serbi.

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump ka uruar në emër të popullit amerikanë presidentin e Serbisë për Ditën Kombëtare të Serbisë, shkruan Tanjug, transmeton Express.

“Pres që të thellojmë partneritetin mes dy vendeve tona dhe vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të siguruar popullin tonë, prosperitet dhe marrëdhënie të mira”, thuhet në urim.