Filloi rrënimi i murit në veri të Mitrovicës (LIVE)

Aktuale February 05, 2017 - 11:38

Pritet të fillojë rrënimi i murit të nderuat dy javë më parë ilegalisht në veri të Mitrovicës. Vendimi për rrëzimin e këtij muri dy metra të gjatë u morë pas një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur mes kryetarit të Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, dhe ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shalës në lehëtësimin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Ambasadës së SHBA-ve.

Marrëveshja  e nënshkruar mes këtyre palëve thotë se pas rrënimit të këtij muri do të ndërtohet një tjetër i një lartësie më të vogël.

“Nëse gjatë ditës së nesërme fillon puna në rrënimin e strukturës aktuale të murit brenda dy ditëve të ardhshme do të fillojnë punimet në ndërtimin e një strukture të re mbrojtëse të zonës së këmbësorëve në rrugën Mbreti Petër, me qëllim që të mos lejohet hyrja e asnjë lloj automjeti”, ka thënë Rakiq.

Më poshtë mund të ndiqni live rrënimin e murit në veri të Mitrovicës.