Davutoglu: Po punojmë që të rilindim kulturën turke në Kosovë e Shqipëri

Davutoglu: Po punojmë që të rilindim kulturën turke në Kosovë e Shqipëri

Aktuale December 24, 2014 - 18:41

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, pasi ka zhvilluar një vizitë në Shkup, deklaroi sot se Turqia është duke punuar për rilindjen e kulturës turke në disa vende të Ballkanit.

Mes tyre ai përmendi Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjën.

“Ne do të dërgojmë nga një fjalor turqisht në çdo familje të Shkupit. Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri, të ketë një rilindje të kulturës sonë“, mësohet të ketë thënë Davutoglu.

Turqia prej vitesh është duke punuar për fuqizimin e ndikimit të saj në Ballkan, dhe këtë gjë po e bën edhe nëpërmjet kulturës. 

Mjafton këtu të përmendim vetëm faktin që telenovelat turke janë më të ndjekurat jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por dhe vende të tilla si Greqia. /tema/