Serbia lëshon linjë treni nga Beogradi për në Kosovë

Serbia lëshon linjë treni nga Beogradi për në Kosovë

Aktuale janar 08, 2017 - 13:00

Për vitin e ri serb do të fillojë udhëtimin e parë treni i cili do të udhëtojë nga Beogradi në Mitrovicë, raportojnë mediat serbe duke iu referuar një njoftimi të lëshuar nga drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, transmeton gazetametro.net.

Nuk dihet ende kjo është bërë në pajtueshmëri me Prishtinën, apo edhe një provokim i radhës i Beogradit nga të shumtët e kohëve të fundit.

Djuric duke njoftuar për linjën e trenit u ka thënë mediave në Beograd, se “Për vitin e ri serb do të fillojë qarkullimin treni Beograd-Mitrovicë. Ai do të shkojë nga Beogradi-Mladonovac-Lapovo-Kragujevc-Krajlevë-Rashkë dhe në fund në Mitrovicë. Treni do të ketë shpejtësi të madhe”.

Ai ka theksuar se kjo është linja e parë Beograd-Kosovë, pas luftës. Sipas tij, ky tren do të jetë “i zbukuruar” me motive të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe si dhe jashtë do të ketë flamurin serb dhe emrat e kishave dhe manastireve të cilat gjenden në Kosovë.

Djuric ndër të tjera ka thënë se çmimi i biletës do të jetë më i volitshëm se ai i autobusit, pasi që në universitetin e Prishtinës në Mitrovicë studiojnë rreth 12,000 studentë serb.