Problemet politike barten në 2017-n (Video)
Demarkacioni, asociacioni i komunave serbe, Gjykata Speciale, muri e disa tema të tjera, të cilat ishin temat kryesore të 2016-s, do të barten edhe në vitin e ri, sipas analistëve kosovar.
Madje, sipas analistit Halil Matoshi, pa zgjidhjen e këtyre problemeve, nuk ka ecje përpara, por mund të ketë zgjedhje të reja.
Se demarkacioni e asociacioni, do të jenë çështjet kryesore në politikën kosovare e thotë edhe analisti tjetër, Artan Muhaxhiri, përderisa sa i përket Gjykatës Speciale ai ka thënë që dinamika e punës së kësaj gjykate nuk varet nga Kosova.
Në anën tjetër përveç asociacionit e demarkacionit, temë më të nxehtë e sheh Gjykatën Speciale, analisti Bajrush Morina.
Ndërsa që të tre analistët pajtohen se 2017-a nuk do të jetë vit i lehtë, ndërsa, pranojnë që fatkeqësisht, si pasojë e temave politike të pazgjidhura, zhvillimi i ekonomik i Kosovës, do të mbetët përsëri në plan të dytë. /KlanKosova/