Vetëvendosje: Do këmbëngulim në kërkesën për hetues privatë

Vetëvendosje: Do këmbëngulim në kërkesën për hetues privatë

Aktuale nëntor 11, 2016 - 13:40

Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se familja e Astrit Deharit dhe kjo lëvizje, do të vazhdojnë të këmbëngulin në kërkesën e tyre për të angazhuar hetues privat gjatë pistës së hetimeve për vdekjen e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në një konferencë për media, deputetja e kësaj lëvizjeje Albulena Hazhiu, deklaroi se Kryeprokuropri i Prizrenit Sylë Hoxha dhe Drejtori i Policisë së Prizrenit Nexhmi Krasniqi, nuk janë të denjë për të zbardhur rastin.

“Një hetim nga hetues të pranueshëm për familjen dhe me kredibilitet dhe të denjë. Prokuroria e Sylë Hoxhës dhe Policia e Nexhmi Krasniqit nuk janë institucione te besueshme për Kosovarët pasi janë të kapura nga Klani Pronto”.

Ajo e ka ripërsëritur edhe njëherë atë që Dardan Molliqaj, Sekretari Organizativ i kësaj lëvizjeje ka thënë të enjten, se do të kërkojnë hetues privat për ta gjetur të vërtetën rreth vdekjen e Deharit.

“Ne kemi kërkuar që hetimet të ndërpriten, për shkak se me këto hetime nuk po merren njerëzit adekuatë. Ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje në kërkesën e familjes dhe në kërkesën tonë, pra të përbashkët”.

“Do të insistojmë dhe të këmbëngulim në këtë kërkesë”.

Haxhiu në emër të Vetëvendosjes, është deklaruar se është e papranueshme për lëvizjen, publikimi i pamjeve të burgut ku vdiq ai.

“Mënyra se si është publikuar incizimi nga dhoma ku ka qëndruar Astriti, janë të papranueshme. Të terrorizohet opinioni publik, është e papranueshme”.