Zogaj: FBI të hetojë rastin e Astrit Deha

Zogaj: FBI të hetojë rastin e Astrit Deha

Aktuale nëntor 08, 2016 - 09:28

Analisti politik, Petrit Zogaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar që FBI të merret me hetimet për rastin e ish aktivistit Astrit Dehari.

Sipas Zogajt çdo tentim i institucioneve për hetimin e këtij rasti duhet të suspendohet menjëherë.

“FBI-Byroja Federale e Hetimeve duhet me u ftu per hetime per rastin Dehari. Cdo tentim i institucioneve te Kosoves me e hetu kete rast duhet te suspendohet menjehere.

Policia, Prokuroria dhe gjithe keto institucionet tjera, le te merren vesh ne mes vete, nese mund ta bejne nje gje te tille”, ka shkruar Zogaj në Facebook.