Nisma përkrah projektligjin e Trepçës
Foto: Laura Hasani

Nisma përkrah projektligjin e Trepçës

Aktuale tetor 07, 2016 - 17:39

Lideri i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj ka përkrahur projektligjin për Trepçën e propozuar nga Qeveria e Kosovës .

Ai ka kërkuar që ky projektligj të merr mbështetjen e deputetëve.

"Ky është një projektligj që meriton ta pranojnë në mënyrë parimore, por përsëri kërkohet bashkëpunim se Trepça nuk është e një qeverie me mandat por është pasuri e Kosovës Prandaj duhet të merren parasysh vërejtjet e çdo grupi parlamentar. Në leximin e dytë të ketë kohë të mjaftueshme që të përmirësohen gabimet. Kërkoj t'i japim parimisht mbështetjen këtij ligji ne lexim të parë", ka thënë Limaj./ZERI