Kaos në Shkup, nuk punojnë bankomatet në Çair, qytetarët ngelen pa para!

Kaos në Shkup, nuk punojnë bankomatet në Çair, qytetarët ngelen pa para!

Aktuale shtator 11, 2016 - 19:05

Bankomatet në komunën e Çair dhe pas terminaleve në dyqane nuk punojnë.

Qytetarët ankohen se kanë mbetur pa para dhe se nuk mund të paguajnë në dyqane, njofton TetovaSot.

Pas goditjes së dytë të tërmetit të fuqishëm në ora 15:10 në Shkup janë evakuuar qendrat  tregtare, Capitol Mall, City Mall, Ramstor, dhe objektet tjera komerciale janë të mbyllura.

Në zonën qendrore të qytetit, për një kohë nuk kishte energji elektrike dhe janë bllokuar edhe linjat telefonike.

LEXO EDHE: Pamjet e regjistruara gjatë tërmetit brenda marketit në Haraçinë (Video)

Tërmeti u ndje në Veles, Kumanovë, Manastir, Prilep, Kërçovë, Gostivar, Tetovë si dhe në disa qytete të Kosovës, Serbisë dhe Bullgarisë.