Vetëvritet një person në Kumanovë

Vetëvritet një person në Kumanovë

Aktuale August 24, 2016 - 12:04

Një person nga Kumanova ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e tij, kanë bërë të ditur sot nga MPB. 

Trupi i tij i pa jetë është gjetur mbrëmë rreth orës 21:15, ndërsa mjekët në trupin e tij nuk kanë gjetur shenja dhune.

MPB ka informuar se në pajtueshmëri me Prokurorin publik, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjes për të kryer ceremoninë mortore.