Protesta kundër skandalit të përgjimeve, protestuesit kërkojnë veprime nga ana e kryeprokurorit (FOTO)
Grupi i qytetarëve 'protestoj', që janë duke protestuar kundër krimit dhe korrupsionit pas publikimit të përgjimeve të Dosjes së Shefava të publikuar nga Gazeta Online Insajder, kanë zhvilluar një aksion simbolik para zyres së Prokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, shkruan “Zeri.info”.
Sipas organizatorëve, qytetarët kërkojnë përgjegjësi nga Kryeprokurori i Shteti që ti ndjek penalisht, Adem Grabovcin dhe të tjerët që janë të përfshirë në përgjimet e publikuara, ku bëhet fjalë për punësimet mbi baza nepotiste dhe partiake.
Vlera Gjakova nga ky grup i protestuesve ka thënë se veprimet e Grabovcit prodhojnë pasojë për jetën e qytetarëve në vend, dhe se prokuroria duhet të ngrisë padi ndaj tij.
“Qytetarët sot kërkojnë përgjegjësi për veprat penale, të kryera nga Adem Grabovci. Veprimet e Adem Grabocvit prodhojnë pasojnë për çdo ditë, ku kemi përditë emërime jo kompetente e kushedi se sa zyrtarë të tjerë që ai i ka punësua ilegalisht e të cilat prodhojnë pasojë për jetën e qytetarëve në vend. Ka ardhur koha që Prokuroria të dëshmojë drejtësinë para qytetarëve të Kosovës, e jo kjo të jetë në shërbim të klikës kriminale”, ka thënë Gjakova.
Grupi i qytetarëve 'protestoj', përmes pankartave kanë treguar nenet e Kodit Penal të Kosovës në të cilat sipas tyre Adem Grabovci ka kryer vepra penale.
Ky grupim i qytetarëve ka paralajmëruar se protestat do të mbahen edhe gjatë ditëve në vazhdim./Zeri/