Zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas

Zgjedhjet lokale 2017 December 07, 2017 - 15:00

Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal të Drenasit është zgjedhur me shumicë votash kryesues i Kuvendit, Labinot Halilaj nga subjekti politik i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kandidat për këtë pozitë ishte edhe Vehbi Berisha nga Nisma.

Ndërkohë që pas përfundimit të mbledhjes inauguruese, kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, kanë bërë homazhe dhe kanë venë kurora lulesh pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe kanë vizituar kompleksin e Jasharajve në Prekaz, transmeton Klan Kosova.

Të rekomanduara