Istogu rivoton më 17 dhjetor

Zgjedhjet lokale 2017 December 02, 2017 - 14:11

Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), ka marrë vendim që rivotimi për kryetar komune në Istog të zhvillohet më datë 17 dhjetor, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje u morr vendim që fushata zgjedhore të mbahet nga 11 e deri më 15 dhjetor, ndërsa më datën 16 dhjetor do të jetë heshtje zgjedhor.

KQZ gjithashtu miratoi edhe dizajnin e fletëvotimit për procesin e rivotimit në Istog.

Fillimisht anëtarët e komisionit kanë diskutuar për mënyrën e votimit më postë. Nga lista e votuesve jashtë vendit nuk hiqet asnjë votues, morri vendim KQZ.

Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kolegji i Gjykatës Supreme, ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-së, duke vendosur kështu që Istogu të shkojë në rivotim.

Ditë më parë LDK ka kërkuar nga Gjykata Supreme që të ndryshohet vendimi i PZAP-it me të cilin është aprovuar ankesa e tyre si e bazuar, dhe të anulohet vetëm procesi i votimit përmes postë.

Edhe AAK është ankuar lidhur me vendimin e PZAP-it për të shkuar në rivotim, duke thënë se vendimi për rivotim në Istog është i pabazuar.

Të rekomanduara