Stavileci: Do t`i ndjekim të gjitha rrugët ligjore për ta vënë në vend vullnetin e qytetarëve

Zgjedhjet lokale 2017 November 30, 2017 - 11:52

Në një konferencë për media, Partia Demokratike ka paraqitur dyshimet në lidhje me  votimin në Prizren, raporton zëri.info

Anëtari i kryesisë se PDK-së, Blerand Stavileci ka thënë se do t’i shtjerrin të gjitha rrugët e mundshme ligjore për ta vënë ne vend vullnetin e qytetarëve, duke potencuar që ka pasur shumë parregullsi dhe manipulime nga Vetëvendosje gjatë ditë së zgjedhjeve. 

“Qëndrimi i këtij subjekti politik, kategorikisht kundër rinumërimit, na bind se i frikësohet rinumërimit sepse e di se çfarë ka bërë. Ne asnjëherë nuk ia kemi pasur frikën asnjë segmenti që lidhet me votimin. Në këtë mënyrë gjithçka mbetet e kontestuar dhe e kontestueshme. Është në të mirë e të gjithë atyre që duan ta ruajnë vullnetin e qytetarëve që të pranohet rinumërimi”,tha Stavileci. 

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Betimi Gjoshi në  këtë konferencë tha se Vetëvendosje ka përdorur trenin bullgar për të deformuar vullnetin e qytetarëve. 

Dita e ditës janë duke shkuar dhe janë duke u shtuar faktet që ne Prizren ka ndodhur një manipulim i votave në ditën e zgjedhjeve tha Gjoshi. 

“Ka dëshmi të shumta që në Prizren në ditën e zgjedhjeve ka pasur devijim të procesit zgjedhorë” shtoi ndër te tjera ai. 

Ndërsa sekretari i PDK-së në Prizren, Kujtim Gashi përmes një video ka paraqitur pamje nga dita e zgjedhjeve ne shkollën “11 marsi” në Prizren ku sipas tij vëzhgues të VV-së ka bërë bartjen e kutive të votimit. /Zeri.info

Image
Të rekomanduara