Ahmeti: Nuk iu frikësuam rinumërimit, por mundësive të mëdha për manipulim

Zgjedhjet lokale 2017 November 29, 2017 - 20:49

“Kjo garë krahasuar me vitin 2013 ka qenë më e vështirë, pasi që ka qenë një garë më shumë për ta rrëzuar VV-në nga pushteti pasi që bëhej fjalë për kryeqytetin”, ka thënë Ahmeti.

Ai tutje ka shtuar se vendimi i PZAP-së për rinumërimin e të gjitha votave në Prishtinë, ka qenë skandaloz, pasi që sipas Ahmetit rinumërimi vjen pas një numri të madh ankesash apo raportimit të ndonjë parregullsie gjatë ditës së zgjedhjeve.

“PZAP-ja kishte kërkuar edhe rinumërimin e votave me kusht, votave të cilat ende nuk ishin numëruar. Ky vendim ishte pa asnjë bazë ligjore”, tha Ahmeti në RTV Dukagjini.

Ahmeti shtoi se asnjë kuti nuk kishte shkuar në karantinë, dhe se nuk ia kanë pasur frikën rinumërimit por për shkak të mundësive të mëdha për manipulim.

“Ne kemi pasur 12 vëzhgues në QNR që kanë flejtur aty duke i vëzhguar kutitë nga frika për manipulim. Kemi qenë të angazhuar që çdo votë e secilit qytetarë të mbrohet”, tha Ahmeti.

Të rekomanduara