Ja kur vendos PZAP-ja rreth ankesave të LDK-së në Istog

Zgjedhjet lokale 2017 November 27, 2017 - 12:58

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sot do të marrë vendim për ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që supozon se ka pasur manipulime në votat përmes postës në Istog.

Mulë Desku nga PZAP’ja thotë për Gazetën Express se sot do të merret vendimi për ankesat e dërguara nga LDK'ja, pas numërimit të votave me kusht dhe votave përmes postës.

Partia e Isa Mustafës, kandidati i së cilës doli fitues pas numërimit të votave nga balotazhi i 19 nëntorit, nuk po e pranon rezultatin që doli me numërimin e votave përmes postës, që pothuajse të gjitha i shkuan Gani Dreshajt të AAK’së.

Votat përmes postës përmbysen rezultatin në Istog, duke dalë fitues Dreshaj. 

Sipas LDK’së, votat përmes postës në Istog duhet anuluar, pasi ka pasur manipulime. Për këtë, LDK edhe u ankua në PZAP.

 

Të rekomanduara