LDK s’e pranon rezultatin në Prishtinë e Dragash pa rinumërim të votave

Zgjedhjet lokale 2017 November 26, 2017 - 17:20

Partia e Arban Abrashit nuk e ka pranuar rezultatin e sotëm të KQZ’së që e nxjerr Shpend Ahmetin fitues.

Lufti Haziri ka thënë se s’ka rezultat në Prishtinë dhe as në Dragash pa rinumërim të kutive të votimit.

"Kërkojmë, rinumërimin deri sa nuk ndodhë rinumërim nuk ka rezultat në Prishtinë ..do të kërkojmë çdo rrugë ligjore me dëshmu rinumërimin për Prishtinën. Po ashtu besoj edhe për Dragashin”, ka deklarue Haziri për Gazeta Blic.

Në rezultatin e sotëm të KQZ’së, Shpend Ahmeti është 356 vota përpara Arban Abrashit të LDK’së. Edhe në rezultatet preliminare, Ahmeti ishte para Abrashit me 237 vota.

LDK kishte kërkuar rinumërim të votave dhe e njëjta kërkesa ishte pranuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. I njëjti vendim ishte rrëzuar të shtunën nga Gjykata Supreme.

LDK ka paralajmëruar se do të bëjnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimet e Supremes për t’i mundësuar rinumërimin e votave në Prishtinë e Dragash.

Zyrtarët e Vetëvendosjes kur ishte marrë vendimi nga PZAP pro rinumërimit paralajmëruan rrëzimin e Shtetit dhe trazira. Gjyqtarët e PZAP i cilësuan si shërbëtor të Klanit Pronto. Ndërkaq, kur u mor vendimi i Gjykatës Supreme, zyrtarët e Vetëvendosjes deklaruan se drejtësia u vendos në Prishtinë e Prizren.

Askush deri më tash s’e ka sqaruar se pse ka pasur aq shumë frikë nga rinumërimi i votave në Prishtinë dhe Prizren.

 

Të rekomanduara