'Të rinisë numërimi i rregullt për Prishtinë dhe Prizren'

Zgjedhjet lokale 2017 November 25, 2017 - 14:31

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në një konferencë për media ka kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinisë numërimin e rregullt të votave të balotazhit në Prishtinë dhe Prizren.

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë vendim që do ta ndalte këtë proces, sic ka ndodhur, ndërsa ka shtuar se presin përgjigjen e Gjykatës Supreme në sfidimin që i kanë bërë vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me rinumërimin e krejtësishëm në këto dy komuna.

“Nga të gjitha faktet që ekzistojnë deri tani nuk ka asnjë arsye ligjore, apo vendim që ndalon numërimin e rregullt të votave për komunën e Prizrenit dhe atë të Prishtinës. Ne kërkojmë vazhdimin e numërimit të rregullt për këto dy komuna, ndërsa konsiderojmë se mosvazhdimi i këtij procesi cënon votën e lirë të qytetarëve të vendit. Vendimi i PZAP-së për rinumërim është kundërshtuar në Gjykatën Supreme. Mirëpo, cështja kryesore është që nuk ka asnjë arsye që të ndalet numërimi i votave në Prizren dhe Prishtinë nga KQZ-ja”.

Të rekomanduara