Ja kur vendos Supremja për rinumërimin e votave në Prishtinë e Prizren

Zgjedhjet lokale 2017 November 25, 2017 - 11:24

Gjykata Supreme pritet të vendos lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër rinumërimit të votave në Prishtinë dhe në Prizren.

Siç merr vesh lajmi.net, Supremja nuk pritet të vendos të hënën pasdite ose më së largu të martën në mëngjes.

Lëvizja Vetëvendosje pardje i ka dorëzuar dy ankesat në Gjykatën Supreme.

Kjo parti pretendon se vendimet e PZAP-it për rinumërimin e votave në Prishtinë dhe në Prizren janë të pabaza, të motivuara politikisht dhe të cilat dërgojnë drejt një destabilizimi të vendit.

Nënkryetari i VV-së, Dardan Sejdiu, pasi dorëzoi dy ankesat për vendimet e PZAP-së për rinumërim të tërësishëm në Prishtinë dhe Prizren, tha se janë vendime të cilat janë të pabaza dhe të motivuara politikisht.

Ai tha se PZAP-i ka marrë vendim për rinumërim e të gjithë kutive të votimit, në bazë të ankesës së LDK-së, duke u bazuar në numrin e madh të fletëvotimeve dhe në numër të flet votimeve të zbrazura.

Sipas tij, çdo ditë që votat qëndrojnë në korridoret e Qendrës së Numërimit, po vazhdon mundësia për manipulim pasi ne jetojmë në një shtet ku është vjedhur dhoma e dëshmive në Policinë e Kosovës.

Ai dha shpjegime edhe për ankesën në Prizren, pasi siç tha vendimi për ri numërim është politik pasi askush nga vëzhguesit, KQZ-ja, prokuroria nuk ka raportuar ditën e votimit për ndonjë pa rregullsi. 

Të rekomanduara