Tregon Selimi: Nëse ka manipulim në rinumërim, ja çfarë do të bëjë 'Vetëvendosje' (Video)

Zgjedhjet lokale 2017 November 24, 2017 - 20:10

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se partia e tij nuk do të jetë e qetë nëse gjatë rinumërimit do të tentohet të manipulohet dhe lëndohet procesi i sovranit. Këto deklarata Selimi i bëri në emisionin “IMAZH” në RTK.

“Nuk mund të ndihemi fajtor pse PDK ka humbur apo LDK nuk ka arritur ta kthejë Prishtinën. Ne jemi ankuar për vendimin e PZAP-së, sepse konsiderojmë se është i papranueshme dhe joligjor”, tha ai. “Nuk i frikësohemi rinumërimit, por i frikësohemi manipulimeve. Si mund të numërohen votat ende pa u numëruar të gjitha votat. KQZ është dashur të vazhdojë me procesin e numërimit”.

Të rekomanduara