Çaushi: Me dërgimin në rinumërim të votave, po tentohet të shkelet vullneti i qytetarëve (Video)

Zgjedhjet lokale 2017 November 24, 2017 - 18:27

Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi gjatë një interviste për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe rreth dorëzimit të ankesës në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin e PZAP-së për rinumërimin e votave në Prishtinë dhe Prizren.

Çaushi ka theksuar se me këtë gjë po tentohet të shkelet vullneti i qytetarëve.

“Kjo është përpjekje për të shkelur vullnetin e qytetarëve. Janë bërë bashkë PDK-LDK për të kundërshtuar fitoren e Vetëvendosjes. Nuk ka asnjë bazë ligjore për vendimin e PZAP-së”, ka thënë Çaushi.

Ai ka theksuar se nuk kanë fare besim në punën e institucioneve të drejtësie, mirëpo do të shfrytëzojnë të gjitha rrugët ligjore për një vendim të drejtë.

“Nuk kemi fare besim, por do të shfrytëzojmë të gjitha rrugët ligjore dhe jo vetëm ato sepse ne nuk pranojmë shkeljen e vullnetit të qytetarëve”, tha Çaushi.

Ai shtoi se të hënën presin të marrin ndonjë rezultat nga Gjykata Supreme dhe se në ndërkohë do të shohin se cilët do të jenë hapat që do të ndërmarrin më tutje. 

Të rekomanduara