PDK nuk e pranon rezultatin e balotazhit të publikuar nga KQZ-ja, në këtë komunë

Zgjedhjet lokale 2017 November 24, 2017 - 12:25

PDK përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Kryesia e Degës së kësaj partie në Rahovec nuk i pranon rezultatet preliminare zgjedhore, të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit të publikuara nga KQZ-ja, transmeton "Zeri.info"

“Pas përfundimit të diskutimit dhe analizave Kryesia e Degës, me vota unanime ka marrë vendim; nuk pajtohet me rezultatet preliminare zgjedhore, të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit të publikuara nga KQZ-ja”, thuhet në njoftimin e PDK-së

“Arsyet e mos pranimit të rezultateve janë: -Përmirësimet e FPR-ve nga personat të paautorizuar në disa qendra të votimit, -Kondrabandimi i votave të votuesve, -Deformimi i vullnetit të votuesit, -Manipulimi i votave të pavlefshme, -Kërcënimi dhe frikësimin e komisionarëve dhe vëzhguesve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu me tej në njoftim thuhet se Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec, është e vendosur në vendimin e marrë dhe do të shfrytëzoj të gjitha mjetet demokratike, kushtetuese dhe juridike për zbardhjen e së vërtetës, njëherë për të çuar në vend vullnetin e sovranit-votuesit.

 

 

Të rekomanduara