Sejdiu: Rinumërimi – puç institucional i PDK dhe LDK

Zgjedhjet lokale 2017 November 23, 2017 - 21:48

Nënkryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka thënë se kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për rinumërim të krejtësishëm në Prishtinë dhe Prizren paraqet puç institucional.

Në Zona e Debatit në Klan Kosova, ai ka deklaruar se do të bëjnë kallëzim penal ndaj gjykatësit që ka marrë për bazë kërkesa të këtilla për rinumërim, duke nënvizuar se këto janë përpjekjet e fundit të dy partive që po humbin vota.

“Është fatkeqësi se në çfarë derexhe është në gjendje binomi PDK-LDK ta sjellë edhe Prishtinën, edhe Prizrenin, me tendencën për t’i ndarë këto qytete mes vete. Ato synojnë që të kthehet katrahura në Prishtinë dhe të mirëmbahet ajo në Prizren. Gjatë gjithë ditës së balotazhit askush nuk u ankua për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, por dolën më vonë dhe morën këtë vendim”.

“Ne do të bëjmë kallëzime penale kundër gjyqtarëve që marrin për bazë ankesa të tipit të asaj në Prizren. Nuk ka më që në këtë vend një individ i emëruar me telefon të marrë në qafë kreqytetin edhe qytetin e dytë më të madh. Dy ekonomitë më të mëdha në vend janë ç’kapur më 19 nëntor. Me një letër të thjeshtë ata po duan ta kthejnë procesin në zero. Ky është puç institucional”.

“Krejt vëzhguesit kanë thënë që procesi kanë qenë në rregull dhe që këto ishin zgjedhjet më të mira që nga paslufta. PDK dhe LDK po duan t’i rinumërojnë krejt votat, sepse e dinë që fitorja jonë është e pastër – si loti”.

“Këto janë tentimet e fundit të një grupi që po përfundon në katër komuna dhe të një grupi tjetër që e ka sjellë partinë në pikën më të dobët në histori”. /klankosova.tv

Kjo, sipas Dardan Sejdiut, është ankesa që e çoi Prizrenin në rinumërim:

Image
Të rekomanduara